I përmenden artikullin e gazetës austriake, çudit Monika Kryemadhi: Nuk kam kryer asnjë operacion plastik, më akuzojnë për bukurinë që më ka falur nëna ime

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Krymadhi, tha se akuzohet për bukurinë që i ka falur nëna, referuar artikullit të medias austriake ‘Kronen Zeitung’ të cilët i përmendnin asaj ndërhyrjet estitike dhe operacionet plastike që mund t’i ketë bërë me para nga burime të dyshimta.

Advertisements

Kryemadhi tha se ende nuk ka bërë asnjë operacion plastik pasi është ende shumë e re dhe bukurinë që ka, e ka genetike.

“Më akuzojnë për bukurinë që më ka falur nëna ime, pavarësisht se jam shumë e indinjuar se ende nuk kam bërë asnjë operacion plastik, jam ende shumë e re nuk kam abuzuar me jetën time, as me drogëra as me alkool. Acidi dhe botoksi nuk janë operacione plastike, operacione janë kur tërheq gjoksin dhe fytyrën dhe ata që e kanë bërë shkrimin i kanë bërë vetë mos ja u them edhe ku i kanë bërë.

Advertisements

Prandaj ata që kanë shkruajtur artikullin të rinë rehat sepse Monika Kryemadhi është gjenetikisht shumë në formë. Çdo ndërhyrje kirurgjikale për probleme shëndetësore që unë kam bërë i kam deklaruar dhe të jeni të bindur se ky është një process që nuk e fsheh dot”, tha Kryemadhi në një intervistë televizive.

Artikulli paraprakValixhe e dyshimtë para një banke në Shkodër, forcat xheniere nisen nga Tirana(Detaje)
Artikulli tjetërAfër njëri-tjetrit! Bora dhe Donald kapen bashkë në festë(Foto)