Afër njëri-tjetrit! Bora dhe Donald kapen bashkë në festë(Foto)

Bora Zemani është tashmë personazhi më i komentuar në mediat rozë. Bora-Donald janë dyshja më e përfolur e mediave dhe rrjeteve sociale. Ndarjet dhe bashkimet e tyre bëjnë shumë bujë ashtu si edhe çdo veprim tjetër nga ana e gjithësecilit.

Advertisements

Veç Borës dhe Donaldit në qendër të vëmendjes është edhe Beatrixa, vajza e cila sapo u fut në BBV u dashurua me aktorin i cili ndonëse i ndarë festonte përvjetorin e lidhjes, shprehte dashurinë ndaj Borës dhe tani në fund i dedikoi dhe një këngë moderatores.

Advertisements

Ndonëse ata vet nuk e kanë pranuar publikisht që janë kthyer bashkë, disa foto të qarkulluara kohët e fundit tregojnë se dyshja jo vetëm që janë në krahët e njëri-tjetrit, por shijojnë çdo moment feste. Thashethemet dhe lajmet për ribashkimin e tyre nuk kanë fund, ndërsa përforcohen nga fotot që nxjerrin zbuluar çiftin që ka arritur të marrë vëmendje nga të gjithë.

Mbrëmjen e djeshme Bora ka qenë e ftuar si modele në një pasarelë mode në Prishtinë, teksa afër saj është parë Donaldi. Po, po e lexuat mirë! Donald Veshaj ka qenë afër dashurisë së tij në mbështetje të saj, teksa janë fotografuar afër njëri-tjetrit në një tavolinë duke festuar bashkë.

Me këtë foto nuk na ngel gjë tjetër veçse të urojmë çiftin dhe t’u bëjmë thirrje që mos të fshihen më, por të jetojnë romancën e tyre telenovelë hapur dhe pa u fshehur nga publiku.

Artikulli paraprakI përmenden artikullin e gazetës austriake, çudit Monika Kryemadhi: Nuk kam kryer asnjë operacion plastik, më akuzojnë për bukurinë që më ka falur nëna ime
Artikulli tjetërTemperatura të larta gjatë orëve të paradites/ Ja si do të jetë moti sot