Adoleshenti grek i mori jetën, organet e 31-vjeçarit shqiptar do u dhurohen 4 personave në Greqi

Një sherr me fund tragjik ndodhi më 27 prill të këtij viti mes një shqiptari dhe një greku.

Advertisements

31-vjeçari shqiptar u qëllua me sende të forta dhe u përplas në tokë nga një 17-vjeçar grek.

Shqiptari ndërroi jetë në spital pas disa ditësh mjekim intensiv, ndërsa autori është vënë në pranga nga autoritetet greke.

Advertisements

Pas vdekjes, familjarët e shqiptarit do të dhurojnë organet e 31-vjeçarit shqiptar për personat që kanë nevojë.

Mediat greke e quajnë këtë gjest të familjes shqiptare si dhuratë jete. Sipas informacioneve, procesi është duke u zhvilluar në mënyrë të përshpejtuar për të mos humbur kohë për jetën e përfituesve.

Artikulli paraprakEuro është pranë minimumit historik, por ja çfarë ndodh me lekun shqiptar
Artikulli tjetërMSH publikon të dhënat e fundit të Covid në Shqipëri: Ja si paraqitet situata në spitale