MSH publikon të dhënat e fundit të Covid në Shqipëri: Ja si paraqitet situata në spitale

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 971 testime, 44 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 49 të shëruar në 24 orët e fundit

Advertisements

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.

Advertisements

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anticovid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 971 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 44 qytetarë, në këto bashki:
24 në Tiranë, 6 në Sarandë, 3 në Fier, nga 2 qytetarë në Kurbin, Lushnje, Vlorë, nga 1 qytetar në Shkodër, Vau i Dejës, Durrës, Divjakë, Gjirokastër,
Janë 285 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 49 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,529 që nga fillimi i epidemisë.

Raste të reja ditore 44

Të shëruar në 24 orë 49

Të shtruar në spitale 7

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 971

Testime totale 1,811,203

Raste pozitive 275,310

Raste të shëruara 271,529

Raste Aktive 285

Humbje jete 3,496

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 175

Fier 39

Vlorë 28

Shkodër 9

Elbasan 7

Durrës 7

Lezhë 6

Korçë 4

Gjirokastër 4

Berat 3

Kukës 3

Artikulli paraprakAdoleshenti grek i mori jetën, organet e 31-vjeçarit shqiptar do u dhurohen 4 personave në Greqi
Artikulli tjetërE rëndë në këtë vend/ Vritet gazetari i njohur, trupi i pajetë gjendet i mbështjellë me plastikë (EMRI+FOTO)