U vesh si grua për t’i ikur luftës, 26-vjeçarit i dështon plani dhe e pëson keq

Rojet kufitare ukrainase “u çuditën” kur në një vendkalim kufitar në Moldavi, zbuluan një burrë të veshur si grua, i cili po përpiqej të largohej nga vendi për shkak të luftës.

Advertisements

Shërbimi Shtetëror i Rojës Kufitare të Ukrainës tha se ndaloi një taksi pranë Odesës në jug të vendit, ku ndodhej një person i gjatë dhe me zë të trashë, por që mbante veshur rroba grash.

Bëhej fjalë për një 26-vjeçar që mbante certifikatën e një rekrutimi të përkohshëm, ndërsa tentonte të hynte në Moldavi dhe t’i shpëtonte luftës.

Advertisements

Artikulli paraprakShihni në ëndërr sikur po shpërndani sheqer, përgatituni për këto ndryshime të reja
Artikulli tjetërBasha president? Spiropali e prerë: S’ka shanse! I janë falur mundësitë dhe i ka humbur