Basha president? Spiropali e prerë: S’ka shanse! I janë falur mundësitë dhe i ka humbur

Mbrëmjen e sotme ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, është vendosur para disa emrave, të cilët mund të propozohen për President të vendit.

Advertisements

Krah emrave të njohur të politikës, ka qenë dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për të cilin më herët edhe ish-kryeministri Sali Berisha tha se do të jetë i propozuari i kryeministrit Rama për President.

Spiropali me përgjigjen e dhënë “shuajti zërat”, duke thënë se “Lulzim Basha nuk ka asnjë shans”.

Advertisements

Ministrja tha në “Zonë e Lirë” se ish-krut të PD-së i janë dhënë të gjitha mundësitë, mirëpo ai i ka humbur ato.

“Erdhi rasti për të qeshur. Dua një president të hapur dhe jo të mbyllur. Bashës i janë dhënë të gjitha shanset që mund ti jepen një njeriu, I janë dhënë i janë falur. Më shumë i janë dhënë se sa i ka marrë.

I ka humbur të gjitha rastet. Nuk ka asnjë shans. Kështu si kallëp, me këtë pamje ka vazhduar të bëjë përpara. I ka humbur të gjitha shanset. President, jo e jo”, tha Spiropali.

Artikulli paraprakU vesh si grua për t’i ikur luftës, 26-vjeçarit i dështon plani dhe e pëson keq
Artikulli tjetërMenduat se iku dimri? Ja si parashikohet moti të dielën