Skema për shtrenjtimin e energjisë për familjet që konsumojnë mbi 700 kwh energji në muaj do të sjellë faturimin me çmime më të larta për 32% të energjisë që konsumojnë familjet shqiptare.
Advertisements
Televizoni SCAN ka siguruar shifrat zyrtare, që janë pjesë e studimit të ndërmarrë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për mundësinë e rikthimit të skemës së tarifimit me 2 fasha të energjisë elektrike, ku jepen të dhënat e sakta edhe mbi numrin e familjeve që preken nga ky ndryshim.
Sipas të dhënave, konsumi total për vitin 2021 nga konsumtorët familjarë arriti në rreth 3 mln Mwh energji, ndërkohë që 725.856 Mwh, apo rreth 32% e kësaj sasie i përket pikërisht fashës së konsumit mbi 700 kwh, për të cilën qeveria ka deklaruar se do të kërkojë faturim me çmimet e tregut të parregulluar.
Advertisements
Sipas kësaj skeme, deri në 700 kwh energjia do të vijojë të tarifohet me 9.5 lekë/Kwh, ndërkohë që çdo KW i konsumuar mbi këtë nivel do të faturohet me çmimet e tregut, që janë rreth 3.5 herë më të larta. Aktualisht, nuk ka ende një aplikim të depozituar pranë Entit Rregullator të Energjisë për ndryshimin e skemës së faturimit, ndërkohë që referuar proceduarve ligjore në fuqi, është pikërisht ky dikaster që do të vendosë nëse do të ketë ndryshime apo jo.