“E dija që babai po ikte të varej”/ Fatjoni rrëfen detajet e rënda: Merushja ishte e gjallë, e kishte masakruar me sfurk! Mendova…

Fation Hoxha ka rrëfyer detajet e krimit të rëndë të ndodhur disa ditë më parë, ku babai i tij, Xhevahir Hoxha i masakroi me sfurk bashkëjetuesin e tij, Merushe Hoxhën, e më pas vrau veten.

Advertisements

Ai tregoi për emisionin me “Zemër të Hapur” se kur u kthye në shtëpi e gjeti 30-vjeçaren me shenja jete, por Merushja nuk arriti të mbijetojë.

I riu zbuloi se Merushja ka tentuar të mbrohet kur është sulmuar nga babai i tij, por nuk ia ka dalë.

Advertisements

Fationi Hoxha rrëfeu se Xhevahiri e ka goditur 30-vjeçaren në dhomën e gjumit me më pas e ka tërhequr dhe e ka lënë në korridor.

Ai tha se kur pa të atin të largohej pas krimit të rëndë, e dinte që do varej, por nuk shkoi pas tij pasi për të rëndësi kishte që Merushja të ishte gjallë.

“Vajta e kapa menjëherë, ishte gjallë. Dyert ishin të shqyera, gjaku. E ka goditur në dhomë, e ka tërhequr e ka lënë këtu. Mbrapa derës gjeta shumë gjak. Ka qenë dera e mbyllur, ka tentuar ta mbajë. E ka goditur që kur ka hapur derën. Ajo qëndronte kyçur brenda. E ka shqyer me forcë. Dera e madhe ishte e shqyer.

Unë po vija, ai po ikte me vrap tek ullinjtë për tu varur. E dija që do varej. Thashë “O zot ta gjej gjallë, ta shpëtoj”,”- rrëfeu Fation Hoxha.

Artikulli paraprakEnergjia do shtrenjtohet për 32% të konsumit! Zbardhen shifrat e larta, ja sa familje preken nga rikthimi i faturimit me dy fasha
Artikulli tjetërElsa e “Pallatit 176” feston sot ditëlindjen, ja sa vjeç mbush aktorja e njohur shqiptare