“Do mësohesh”, u demaskua nga “Piranjat” si pedofil, arrestohet ish-mësuesi Fazli Kikaj

Policia e Kosovës ka arrestuar Fazli Kikajn, 76-vjeçarin nga Prizreni, i cili u demaskua pak ditë më parë nga emisioni “Piranjat” në ABC si pedofil.

Advertisements

Lajmin për arrestimin e tij e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Po ju konfirmoj se i dyshuari F.K është arrestuar dhe shoqëruar në polici. I njëjti me vendim të Prokurorit të Shtetit ndalohet për 48 orë. Rasti po hetohet nga hetuesit rajonalë”, tha Gashi.

Advertisements

Për të njëjtin, Prokuroria Themelore e Prizrenit ka nisur dje hetime.

“Lidhur me videon që është shfaqur në disa portale, Sektori Rajonal i Hetimeve ka kontaktuar Prokurorinë e Shtetit në Prizren. Në konsultimi me Prokurorinë, Sektorit Rajonal të Hetimeve në Prizren, ka filluar hetimet ne lidhje me ketë rast , të cilat pretendohen në një video të postuar në abcneës.al. I njëjti është identifikuar. I dyshuari nuk është gjetë në adresën banimit”, thuhet në përgjigjen e Policisë dhënë Gazetës Express.

Në puntatën e parë të emisionit, “Piranjat” demaskuan ish-mësuesin Fazli Kikaj, i cili i kërkoi marrëdhënie seksuale një vajze të mitur nga Shqipëria në rrjete sociale pavarësisht se ajo i tha disa herë se ishte vetëm 15 vjeç.

Më pas, “Piranjat” inskenuan një udhëtim me klasën të vajzës 15-vjeçare të quajtur “Kejsi” për në Prizren, e cila në fakt ishte gazetarja e emisionit, ku edhe u takua me Fazli Kikën, i cili më parë i kishte kërkuar marrëdhënie seksuale duke i dërguar vazhdimisht video me përmbajtje pornografike si edhe foto të organit të tij gjenital.

Artikulli paraprakLajm i dhimbshëm për dy futbollistët shqiptarë, ndahet nga jeta personi i dashur
Artikulli tjetërBota e futbollit në zi, ndërron jetë menaxheri i yjeve, Mino Raiola