Lajm i dhimbshëm për dy futbollistët shqiptarë, ndahet nga jeta personi i dashur

Lajm i dhimbshëm për dy vëllezërit Emir dhe Suad Sahiti. Dy futbollistëve ditën e sotme i ka ndërruar jetë nëna e tyre, Zarifija Fazliu në moshën 54-vjeçare. Këtë lajm e ka bërë vetë publike Suad Sahiti me anë të një postimi në profilin e tij të rrjetit social “Facebook”:

Advertisements

“Njoftim. Me pikëllim te thellë e zemër te thyer, te dashur familjarë miq dhe dashamirë ju njoftojmë se sot u nda nga jeta nena ime Zarifja Fazliu ne moshen 54 vjeqare.

Advertisements

Vorrimi bëhet sot në ora 16:30 në Hajvali ( varrezat e Hajvalis)”

Suad Sahiti aktualisht aktivizohet me fanellën e Sibenikut në Kroaci, teksa më parë ka mbajtur veshur edhe fanellën e Skënderbeut, ndërsa Emir Sahiti aktualisht aktivizohet te ekipi i Hajdukut të Splitit në Kroaci.

Artikulli paraprakDurrës/ Vëllai i madh do ngrihej për syfyr, i vogli acarohet nga alarmi dhe e qëllon me thikë
Artikulli tjetër“Do mësohesh”, u demaskua nga “Piranjat” si pedofil, arrestohet ish-mësuesi Fazli Kikaj