Njësia anti-eksploziv hap çantën e dyshimtë në Fier, do habiteni me çfarë kishte brenda (VIDEO)

Është hapur çanta e dyshimtë që ndodhej para një lokali në Fier.

Advertisements

Abcnews.al mëson se brenda çantës kishte një shall dhe disa libra.

Advertisements

Çanta e dyshimtë u pikas në lagjen “15 Tetori” në Fier. Policia raportoi se rreth orës 14:00 në Polici kishte ardhur një telefonatë se në lagjen “15 Tetori”, Fier.

Në ambientet e jashtme të një lokali Bar-Kafe ishte konstatuar një çantë krahu.

Ndërkohë burime për Abc bëjnë me dije se çanta u gjet në biznesin e 40-vjeçarit Henrik Hoxha, i cili u arrestua në të njëjtën natë me Nuredin Dumanin, jashtë apartamentit ku fshihej i shumëkërkuari.

Në momentin e arrestimit Hoxhajt ju kap edhe një armë në brez. Hoxhaj tashmë ndodhet në burg, ku është marrë në pyetje edhe nga prokuroria për zbulimin e ngjarjeve të tjera kriminale.

Artikulli paraprakAlarm për bombë në Fier pranë biznesit të shokut të Nuredin Dumanit
Artikulli tjetërE FUNDIT/ Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve