Alarm për bombë në Fier pranë biznesit të shokut të Nuredin Dumanit

Një çantë e dyshimtë e vendosur pranë një biznesi në Fier në lagjen “15 Tetori” alarmoi banorët të cilët njoftuan policinë.

Advertisements

Burime për Abc bëjnë me dije se çanta është gjetur në biznesin e 40-vjeçarit Henrik Hoxha, i cili u arrestua në të njëjtën natë me Nuredin Dumanin, jashtë apartamentit ku fshihej i shumëkërkuari.

Në momentin e arrestimit Hoxhajt ju kap edhe një armë në brez. Hoxhaj tashmë ndodhet në burg, ku është marrë në pyetje edhe nga prokuroria për zbulimin e ngjarjeve të tjera kriminale.

Advertisements

Nuk dihet nëse çanta është vendosur rastësisht në biznes, apo është vënë për t’i dhënë një mesazh të fortë Hoxhajt që në rast se flet e pret më e keqja.

Artikulli paraprakMSH publikon të dhënat e 24 orëve: Sa raste e humbje jete nga Covid në vendin tonë
Artikulli tjetërNjësia anti-eksploziv hap çantën e dyshimtë në Fier, do habiteni me çfarë kishte brenda (VIDEO)