Zbardhet dëshmia para prokurorëve belg për “Toyota Yaris”, Lulzim Basha: Ja kush ma dha informacionin!

Zbardhet dëshmia e kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, para prokurorëve belg për çështjen “Toyota Yaris”. Prokurorët belgë erdhën në Shqipëri në datat 9, 10 dhe 11 shkurt dhe morën në pyetje kryedemokratin Basha dhe 20 persona të tjerë që dyshohen si të përfshirë në një grup kriminal.

Advertisements

Kreu i PD Lulzim Basha dëshmoi për rreth dy orë lidhur më çështje “Toyota Yaris” para prokurorëve belg, ndërsa ditën e djeshme është zbardhur dëshmia e liderit demokrat i cili ka zbuluar se çfarë dinte mbi çështjen dhe se nga kush e kishte marrë informacionin para se operacioni për kapjen e 3.4 milionë euro të zhvillohej nga policia. Basha ka dëshmuar se informacionin e kishte marrë nga një letër.

Kryedemokrati Lulzim Basha, është shprehur para prokurorëve belgë se denoncimin e 3.4 milionë eurot që u sekuestruan brenda “Toyota Yaris” në portin e Durrësit në vitin 2018 e ka marrë nga qytetarët. Mësohet se Basha është shprehur në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) se ka qenë një letër e dërguar nga një qytetar që e ka informuar mbi paratë që do të vinin në Shqipëri.

Advertisements

Kreu i Partisë Demokratike, është pyetur mbi protokollin e marrjes së denoncimeve, por është shprehur se nuk ka një të tillë.“Qytetarët e informojnë Partinë Demokratike për shumë çështjeje, një ndër të cilat është edhe informacioni për shumën e konsiderueshme të parave të sekuestruara në portin e Durrësit qershorin e vitit 2018. Informacionin për 3.4 milionë eurot e mora nga qytetarët. Informacioni më është bërë me dije përmes një letre denoncuese. Nuk kemi asnjë protokoll për marrjen e denoncimeve”, tha Basha.

Si u zbuluan 3.4 milionë euro brenda “Toyota Yaris”?

Ndërkohë, kujtojmë se mbrëmjen e 24 qershorit 2018, policia shqiptare sekuestroi rreth 3,4 milionë euro të fshehur në dy makina tip “Toyota Yaris” në portin e Durrësit. Makinat u gjetën në një karrotrec në tragetin që vinte nga Bari në Durrës. Së bashku me dy makinat me para, në trailerin që i përkiste një kompanie shqiptare transporti, kishte dhe 8 makina të tjera. Itinerari i makinave ka qenë Belgjikë-Gjermani-Itali-Shqipëri.

Menjëherë në vendngjarje policia arrestoi pronarin e kompanisë së transportit shtetasit E.L, K.L, djalin e pronarit të kompanisë, dhe shoferin e kamionit, shtetasin A.Ç. Një ditë më pas, më 25 qershor, policia arrestoi shtetasin A.M, biznesmenin që ka porositur makinat nga Belgjika, ndërsa shpalli në kërkim dy vëllezërit E. V dhe A.V, që dyshohet se ishin personat që do të merrnin paratë.

Megjithatë policia nuk ka treguar informacion të plotë rreth rolit konkret të dy vëllezërve në këtë çështje, ndërsa Gjykata e Posaçme vendosi që 3.4 milionë euro që u kapën në portin e Durrësit brenda “Toyota Yaris” do t’i kalojnë shtetit. Çështja e nisur me bujë të madhe, është sfumuar në gjykim, ku shtetasi E.V u dënua për veprat e mosdeklarimit të hollash, ndërkohë që akuza fillestare ka qenë pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Artikulli paraprakKush është Sergej Shoigu, besniku i Putinit që prek butonin e bombës atomike?
Artikulli tjetërUkraina paditi Rusinë në Hagë për gjenocid, Gjykata Ndërkombëtare tregon vendimin e fundit