Ukraina paditi Rusinë në Hagë për gjenocid, Gjykata Ndërkombëtare tregon vendimin e fundit

Seanca e parë mbi padinë e Ukrainës kundër Rusisë për shkeljen e Konventës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për gjenocid do të mbahet më 7 dhe 8 mars. Ky njoftim është bërë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ).

Advertisements

Organi gjyqësor i OKB-së në një njoftim shpalli datat e seancës për padinë e Ukrainës kundër Rusisë për shkelje të Konventës së OKB-së të vitit 1948 për parandalimin dhe ndëshkimin e gjenocidit.

Njoftohet se seanca do të zhvillohet në një format hibrid, duke theksuar se pala ukrainase do të dëgjohet më 7 mars, ndërsa pala ruse më 8 mars.

Advertisements

Gjykata paralajmëroi Rusinë që të përmbahet nga procedurat që do të eliminonin efektin e ndalimeve të mundshme që do të shpallen.

Ukraina paraqiti një kërkesë në ICJ kundër Rusisë më 26 shkurt për shkelje të Konventës së OKB-së për gjenocid.

Ukraina, gjatë paraqitjes së kërkesës së saj para GJND-së, u bazua në konventën e vitit 1948 për parandalimin dhe ndëshkimin e krimit të gjenocidit, ose me pak fjalë, konventën e gjenocidit. Si Ukraina ashtu edhe Rusia janë nënshkruese të kësaj konvente. Neni IX i konventës së gjenocidit i jep kompetenca GJND-së për të vendosur “mosmarrëveshjet ndërmjet Palëve Kontraktuese në lidhje me interpretimin, zbatimin ose përmbushjen e kësaj Konvente”.

Është sipas nenit IX të konventës së gjenocidit që Ukraina ka kërkuar ndërhyrjen e GJND-së në një përpjekje për të ndaluar sulmin e Rusisë.

Në rajonet Donetsk dhe Luhansk të Ukrainës, ku një pjesë e madhe e popullsisë është me origjinë ruse, separatistët kanë shpallur të ashtuquajturat “Republika Popullore” të pavarura dhe Rusia i ka njohur ato administrata.

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se qëllimi i tyre ishte “të mbrojnë njerëzit që u ekspozuan ndaj gjenocidit nga Kievi dhe të çmilitarizojnë dhe denazifikojnë Ukrainën”.

Artikulli paraprakZbardhet dëshmia para prokurorëve belg për “Toyota Yaris”, Lulzim Basha: Ja kush ma dha informacionin!
Artikulli tjetërUshtarët rusë në gjendje të rëndë, përgjohen bisedat e tyre, ja si mes lotësh ankohen se nuk kanë ushqime