Vranësira në të gjithë territorin, por temperaturat vijojnë të rriten, ja parashikimi i motit

Dita e sotme pritet të karakterizohet nga një mot me vranësira, dhe në disa zona të Shqipërisë pritet të ketë edhe reshje shiu.

Advertisements

Kalimi i një sistemi frontal të enjten pasdite dhe të premten do të sjellë reshje shiu edhe në formën e shtrëngatave me rrufe kryesisht në veriperëndim, raporton Shërbimi Metereologjik Ushtarak.

Era do të fryjë juglindje e jugperëndim e lehtë e lokalisht mesatare në bregdet.

Advertisements

Gjatë kalimit të frontit era do të shtojë shpejtësinë e saj deri e fortë në brigjet detare duke sjellë dhe valëzim në dete të forcës deri 5 ballë.

Artikulli paraprak“Thuaju se do t’i zhduk nga faqja e dheut”, ja mesazhi që Putin i ka dhënë miliarderit Abramovich për Zelenksyn
Artikulli tjetërUkraina rimerr dhe një tjetër qytet, zyrtari jep lajmin e mirë