Ukraina rimerr dhe një tjetër qytet, zyrtari jep lajmin e mirë

Forcat ukrainase kanë rimarrë qytetin e Trostyanets pranë Sumy në Ukrainën lindore dhe po punojnë për të larguar forcat ruse nga Kherson në jug, ka thënë një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.

Advertisements

Duke folur me gazetarët, zyrtari shtoi se forcat ruse nuk kanë bërë “asnjë përparim” duke lëvizur drejt Kievit dhe janë 9 deri në 12 milje (15-20 km) nga qendra e qytetit në veri dhe veriperëndim, dhe 34 milje (55 km) jashtë qytetit.

Për më tepër, zyrtari tha se mbetet e paqartë pse forcat ruse tani po i japin përparësi operacioneve në rajonin lindor të Donbasit.

Advertisements

Strategjia mund të jetë një përpjekje për të fituar ndikim në negociata, ose se rusët po “rivlerësojnë” qëllimet e tyre, tha zyrtari.

Gjithashtu, zyrtari tha se qyteti i Maripuolit është duke u goditur nga bomba me rreze të gjatë.

Artikulli paraprakVranësira në të gjithë territorin, por temperaturat vijojnë të rriten, ja parashikimi i motit
Artikulli tjetërUkraina ndërpret shërbimet e internetit, ja çfarë ndodhi