Ukrainasve u bie në dorë mundësia e artë për të ‘fundosur’ Putin, Ministria e Mbrojtjes del me njoftimin e rëndësishëm

Pushtuesit rusë po humbasin jo vetëm pajisje dhe njerëz, por edhe dokumente sekrete.

Advertisements

BBC shkruan se këtë gjë e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë. Në duar të ushtarëve ukrainas ranë dokumentet e planifikimit të një prej njësive të Marinsave të Flotës së Detit të Zi të Federatës Ruse.

Njësia e pushtuesve do të zbarkonte në zonën e vendbanimit Stepanovka-1 dhe më pas do të vepronte me njësitë e tjera ushtarake të Federatës Ruse. Qëllimi përfundimtar i këtyre forcave ishte bllokimi dhe kontrolli i Melitopolit.

Advertisements

“Nëse edhe një herë një nga të burgosurit thotë se ka ardhur për të studiuar dhe ka humbur rrugën – mos e besoni! Ne do t’i themi një gjë pushtuesve rusë: mbajini pajisjet dhe dokumentet tuaja sekrete se do të na duhen, e para – për mbrojtësit tanë, dhe e dyta – për Hagën,”- shkruan Ministria e Mbrojtjes.

Artikulli paraprakLAJMI FUNDIT/ SPAK merr vendimin për ish-zv.Ministren, Rovena Voda
Artikulli tjetërE FUNDIT/ Rusia e pranon për herë të parë, raportohet numri i viktimave të ushtarëve rus në luftën me Ukrainën