LAJMI FUNDIT/ SPAK merr vendimin për ish-zv.Ministren, Rovena Voda

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar i kërkuar për Vodën ishte 1 vit heqje lirie.

Advertisements

Njëkohësisht, SPAK kërkoi përjashtimin e saj nga ushtrimi i funksioneve publike për një periudhë 3-vjeçare.

Advertisements

Ndonëse nuk u punësua në administratën shtetërore për të pandehurën Florida Beun dhe të tretën e dosjes, Majlinda Hasanin, SPAK kërkoi fajësi për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm dhe dënimin e tyre përfundimtar me nga 10 muaj burg.

Referuar hetimit të Prokurorisë së Posaçme, takimet mes Vodës, Beut dhe Majlinda Hasanit janë realizuar në shkurt-mars 2020 në Ministrinë e Brendshme dhe në Durrës.

Ato janë përgjuar teksa flasin për dhënien e një zarfi me 1 mijë euro Vodës dhe janë filmuar në një bar në Durres, teksa i japin zv.ministres një aparat celular.

Lidhur me episodin e tretë, SPAK thotë se Voda ka shkuar në port me automjetin e Ministrisë së Brendshme që mbante si zyrtare e lartë dhe shoferin e saj për të marrë një arkë me peshk.

Artikulli paraprak“Trixa ka pasur deklarata shokuese”/ U pa shumë e afërt me aktorin, Egzona flet për raportin me Donaldin dhe i habit të gjithë (VIDEO)
Artikulli tjetërUkrainasve u bie në dorë mundësia e artë për të ‘fundosur’ Putin, Ministria e Mbrojtjes del me njoftimin e rëndësishëm