E bujshme/ Tanket rusë u prodhuan nga kompania ku është aksioner, Abramovich vendos të shesë klubin e Chelsea por habit se ku do t’i dërgojë fitimet

Roman Abramovich ka vendosur ta shesë klubin e Chelsea, pas sanksioneve të vendosura nga Mbretëria e Bashkuar, pasi ai është një nga njerëzit më të afërt të Presidentit rus Vladimir Putin.

Advertisements

Në një deklaratë në faqen zyrtarë të Chelsea, Abramovich është shprehur se ky vendim ëhstë marrë për të mirën e klubit, teksa thotë se ka qenë një privilegj që ka qenë pjesë e klubit anglez që nga viti 2003, ku ka arritur të fitojë pothuajse të gjithë trofetë e mundshëm.

Sipas tij, paratë e fituara nga shitja e klubit do të shkojnë për familjet e viktimave në Ukrainë.

Advertisements

Deklarata e plotë:

Do të doja të sqaroja spekulimet në media gjatë ditëve të fundit në lidhje me pronësinë time të Chelsea FC. Siç e kam thënë më parë, gjithmonë kam marrë vendime me interesin më të mirë të Klubit. Prandaj, në situatën aktuale, kam marrë vendimin për të shitur Klubin, pasi besoj se kjo është në interesin më të mirë të Klubit, tifozëve, punonjësve, si dhe sponsorëve dhe partnerëve të klubit.

Shitja e Klubit nuk do të jetë e shpejtë, por do të ndjekë një proces të rregullt. Unë nuk do të kërkoj të shlyhet asnjë kredi. Kjo nuk ka qenë kurrë për biznesin dhe as paratë për mua, por për pasionin e pastër për lojën dhe klubin. Për më tepër, kam udhëzuar ekipin tim të krijojë një fondacion bamirësie ku të gjitha të ardhurat neto nga shitja do të dhurohen. Fondacioni do të jetë për të mirën e të gjitha viktimave të luftës në Ukrainë. Kjo përfshin sigurimin e fondeve kritike për nevojat urgjente dhe imediate të viktimave, si dhe mbështetjen e punës afatgjatë të rimëkëmbjes.

Ju lutemi ta dini se ky ka qenë një vendim tepër i vështirë për t’u marrë dhe më dhemb që të ndahem me Klubin në këtë mënyrë. Megjithatë, besoj se kjo është në interesin më të mirë të klubit.

Shpresoj se do të jem në gjendje të vizitoj Stamford Bridge për herë të fundit për t’ju thënë lamtumirë të gjithëve personalisht. Ka qenë një privilegj i jetës të jem pjesë e Chelsea FC dhe jam krenar për të gjitha arritjet tona të përbashkëta. Klubi i futbollit Chelsea dhe mbështetësit e tij do të jenë gjithmonë në zemrën time.

Artikulli paraprak“Historike”/ Votimi për dënimin e Rusisë, ambasadorja Yuri Kim jep mesazhin e fuqishëm
Artikulli tjetërPublikohen të dhënat e 24 orëve të fundit: Bien shifrat e jetëve të humbura dhe rasteve të reja me Covid-19