Publikohen të dhënat e 24 orëve të fundit: Bien shifrat e jetëve të humbura dhe rasteve të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë:

Advertisements

1,586 testime, 123 qytetarë të infektuar, 2 humbje jete dhe 282 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

Advertisements

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 1,586 testime, nga të cilat Janë rezultuar pozitivë me COVID19, 123 qytetarë, në këto bashki:

47 në Tiranë,

10 në Lushnje,

9 në Berat,

6 në Sarandë,

5 në Fier,

4 në Durrës,

3 në Mirditë,

2 Delvinë,

2 Gjirokastër,

2 Elbasan,

2 Prrenjas,

2 në Vau i Dejës, Shijak, Kurbin, Divjakë, Selenicë,

1 në Shkodër, Malësi e Madhe, Pukë, Kukës, Tropojë, Lezhë, Kamëz, Vorë, Kavajë, Mallakastër, Vlorë, Dropull, Përmet, Pogradec, Dimal, Kuçovë, Peqin.

Janë 2,050 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 45 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka dy humbje jete me SARS-COV2 pozitiv:

një qytetar nga Tirana 75-vjeç dhe një qytetar nga Kavaja 88-vjeç. Janë shëruar 282 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 266,301 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (02 Mars 2022) Raste të reja ditore 123 Të shëruar në 24 orë 282 Të shtruar në spitale 45 Humbje jete në 24 orë 2 Testime ditore 1,586

Testime totale 1,746,906 Raste pozitive 271,825 Raste të shëruara 266,301 Raste Aktive 2,050 Humbje jete 3,474

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 620

Fier 303

Elbasan 230

Vlorë 186

Lezhë 180

Kukës 119

Berat 106

Shkodër 96

Durrës 94

Gjirokastër 59

Korçë 48

Dibër 9

Artikulli paraprakE bujshme/ Tanket rusë u prodhuan nga kompania ku është aksioner, Abramovich vendos të shesë klubin e Chelsea por habit se ku do t’i dërgojë fitimet
Artikulli tjetërE FUNDIT/ Tjetër shpërthim i fuqishëm në Kiev, ja çfarë bombardohet këtë radhë