Si u mundua të fshehë krimin autori që vrau dy gratë gjatë grabitjes, zbardhet dinamika e krimit horror në Devoll

Rrobat e gjakosura nga përleshja me dy viktimat Zili ja ka dhënë një endacaku në qytetin e Korçës.

Advertisements

36 vjeçari është munduar të fshehë gjurmët e krimit, duke u larguar për dy ditë nga fshati.

Të njëjtat burime pohojnë qe autori i krimit ka pasur hematoma në duar, çfarë tregon që i ka goditur edhe me grushte viktimat.

Advertisements

Ndërkohë, në duart e njërës prej viktimave janë gjetur tufa flokësh të autorit të krimit.

Arrestimi i Ali Zilit u bë në shtëpinë e tij, në të cilën sipas vëllait të autorit, ishte kthyer rreth orës 5 të mëngjesit të së shtunës.

Për policinë lokale motivi i ngjarjes mbetet grabitja. /abcnews.al/

Artikulli paraprakKush janë 4 viktimat që humbën jetën në aksidentin tragjik sot në Fushë-Krujë-Milot, mes tyre dhe vajza 16-vjeçare (EMRAT)
Artikulli tjetërI FUNDIT/ Goditet me grushta komisioneri i PD-së, ndërpritet votimi