Kush janë 4 viktimat që humbën jetën në aksidentin tragjik sot në Fushë-Krujë-Milot, mes tyre dhe vajza 16-vjeçare (EMRAT)

Janë zbardhur emrat e katër viktimave të cilët ndërruan jetë tragjikisht në aksidentin automobilistik në aksin Fushë-Krujë-Milot.

Advertisements

Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve kanë ndërruar jetë dy drejtuesit, shtetasit Alfred Dika 39 vjeç dhe shtetasi Artan Alushi, 30 vjeç.

Si dhe pasagjerët Shkumbin Brati 20 vjeç, dhe Almenia Karaj 16 vjeçe, të cilët po udhëtonin në mjetin që drejtonte 30-vjeçari Alushi.

Advertisements

Ngjarja ndodhi rreth orës 00:15 pas mesnatës së djeshme. Policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 00:15, në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, një automjet me drejtues shtetasin A. D., 39 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. A., 30 vjeç.

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerët, shtetasit Sh. B., 20 vjeç, dhe A. K.,16 vjeçe, që ndodheshin në automjetin që drejtonte shtetasi A. A.

Gjithashtu, është dëmtuar shtetasja R. H., 34 vjeçe, pasagjere në automjetin që drejtonte shtetasi A.A., e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakE FUNDIT/ Aksident i tmerrshëm në vend, humbin jetën 4 persona! Mes tyre dhe një i mitur
Artikulli tjetërSi u mundua të fshehë krimin autori që vrau dy gratë gjatë grabitjes, zbardhet dinamika e krimit horror në Devoll