Keni bërë plane për fundjavën? Meteorologia tregon si do të na surprizojnë temperaturat

Vranësirat do të jenë gjatë gjithë ditës së sotme prezente në territorin shqiptar. Momente të shkurtra reshjesh do të ketë në zonat e ulëta dhe bredetare.

Advertisements

Ndërkohë dëbora ka zbritur në 500, mbi 500 metra lartësi nga niveli i detit dhe paraditen e sotme ka qenë e pranishme në Dajt. Në zonat juglindore reshjet e dëborës pritet të jenë prezente gjatë gjithë ditës.

Advertisements

Edhe pse me prezencë të vranësirave dhe reshjeve temperaturat do te arrijne deri në 15 gradë celcius.

Për sa i përket 3 ditëve në vazhdim, nga e shtuna në të hënë, moti do të ketë kthjellime të shkurtra, vranësira të shpeshta.

Pjesa e parë e së shtunës dhe fillimi i së djelës do të ketë reshje me itensitet mesatar dhe pjesa e dytë e së djelës dhe e hëna do të këtë reshje të rralla, por prezente në të gjithë territorin bën me dije meteorologia Tanja Porja.

Temperaturat gjatë fundjavës do të luhaten nga minimumi në -3 gradë në 13 gardë celcius.

Artikulli paraprakAida Shtino ngre alarmin në vend: E keni mendjen te Ukraina, në Durrës ka hyrë një rrymë shumë e rrezikshme
Artikulli tjetërBombardimet ruse mbi Ukrainën, shteti fqinj i Shqipërisë merr vendimin ‘drastik’ për Rusinë