Ish-konkurrentes së Për’puthen i bëjnë ‘gjëmën’, i vjedhin Instagramin dhe i nxjerrin ‘të palarat’ me bisedat e publikuara (foto)

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Alvisa Qarri, është përballur ditën e sotme me një ndodhi aspak të këndshme.

Advertisements

Asaj i kanë vjedhur llogaria private të Instagramit ku jo vetëm që ka mijëra ndjekës, por edhe mesazhe të ndryshme me konkurrent dhe ish-konkurrent të “Për’puthen”.

Advertisements

Disa nga bisedat që Alvisa ka pasur, janë bërë publike dhe shumë prejt tyre i ka habitur fansat.

Një ndër bisedat ishte edhe me Albin, i cili ka disa ditë që ka dalë nga programi.

Duket se nga mesazhet e treguara, Bashkimi mund të ketë pasur edhe të dashura të tjera, për të cilat Alvisa ka qenë në dijeni.

Një ‘screenshot’ tjetër tregon se si Alvisa përpiqet të komunikoj nga një faqe tjetër me personin që i ka vjedhur Instagramin.

Rikujtojmë se Bashkimi dhe Alvisa u deklaruan për njëri-tjetrin në studion e “Për’puthen”.

Por lidhja e tyre nuk zgjati shumë jashtë programit.

Ishte Bashkimi ai që deklaroi ndarjen nga Alvisa nëpërmjet një postimi në story, ndërsa kjo e fundit ka treguar për herë të parë arsyet e ndarjes në “Prive”.

“Janë disa gjëra që dolën ndryshe nga të dyja palët, por gjithsesi unë e vlerësoj shumë si njeri. Jam shumë e lumtur që e kam njohur pavarësisht të gjitha gjërave, por kjo është jeta, gjërat nuk shkojnë siç duam ne.

Ndarja nuk ka ardhur befasisht. Para se Bashkimi të publikonte atë story, kemi kontaktuar me njëri-tjetrin, jemi takuar dhe kemi vendosur që njohja jonë të përfundonte aty. Ishte një vendim që e kemi marrë të dy së bashku.”- u shpreh ajo.

Artikulli paraprakLAJMI FUNDIT/ Aksident i rëndë në vend, makina ‘fluturon’ në ajër këmbësorin (EMRI)
Artikulli tjetërPilulat e jodit në rast sulmi bërthamor: Çfarë janë dhe për çfarë shërbejnë