Habit Putin: Mos na vendosni më shumë sanksione, nuk kemi qëllime të këqija

Presidenti rus Vladimir Putin u ka kërkuar vendeve fqinje që të normalizojnë marrëdhëniet me Rusinë dhe sanksionet ndaj saj. Gjatë një fjalimi në mediat ruse ai tha se Rusia nuk ka qëllime të këqija ndaj tyre.

Advertisements

Nuk kemi qëllime të këqija ndaj fqinjëve tanë. Unë do t’i këshilloja gjithashtu që të mos e përshkallëzojnë situatën, të mos vendosin asnjë kufizim.

Ne i përmbushim të gjitha obligimet tona dhe do të vazhdojmë t’i përmbushim. Ne nuk shohim ndonjë nevojë këtu për të përkeqësuar marrëdhëniet tona.

Advertisements

Unë mendoj se të gjithë duhet të mendojnë se si të normalizohen marrëdhëniet, të bashkëpunojnë normalisht dhe të zhvillohen normalisht marrëdhëniet. Dhe të gjitha veprimet tona, nëse lindin, ato gjithmonë lindin ekskluzivisht në përgjigje të disa veprimeve armiqësore, veprimeve kundër Federatës Ruse.

Vendet perëndimore po kërkojnë të ‘shkatërrojnë’ Rusinë, me sanksione ekonomike, hapësira ajrore të mbyllura dhe porte të bllokuara.

Artikulli paraprak50 euro shefit, procedohet i riu në Rinas. Arrestohen disa të tjerë(Detaje)
Artikulli tjetërI FUNDIT/ Një grua vdes në urban në Tiranë, policia jep informacionet e para