50 euro shefit, procedohet i riu në Rinas. Arrestohen disa të tjerë(Detaje)

Tentoi të korruptojë punonjësin e policisë së Rinasit, procedohet penalisht një i ri.

Advertisements

Shërbimet e policisë në Rinas kanë evidentuar një rast të mitdhënies dhe kanë proceduar penalisht shtetasin M. P., 32 vjeç, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ky shtetas, është paraqitur pranë gabinave të daljes, dhe për të shmangur refuzimin e daljes për shkak të mungesës së dokumenteve përkatëse, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë Kufitare të planizuar me shërbim, duke i ofruar një shumë parash.

Advertisements

Gjithashtu, gjatë këtyre ditëve, janë kapur tre shtetas të shpallur në kërkim, goditur 6 raste të falsifikimit të dokumenteve ku shtetasit kanë tentuar të hyjnë në RSH-së, me pasaporta të falsifikuara, si dhe janë proceduar penalisht dhe 6 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikulli paraprakVjen paralajmërimi i fortë nga zyrtari i Inteligjencës europiane, zbulon çfarë po planifikon të bëjë Putini në Ukrainë
Artikulli tjetërHabit Putin: Mos na vendosni më shumë sanksione, nuk kemi qëllime të këqija