Grida Duma lëshoi akuzat e rënda ndaj Lulzim Bashës, i përgjigjet flakë për flakë krahu i djathtë i kryedemokratit

Në mbledhjen e kolegjit të kryetarëve, Thupi ka thënë se në fushatë ka qenë i vetëm, ndërsa të deleguarit e tjerë nuk kanë qenë të pranishëm, madje as Duma, e cila dje kërkoi dorëheqjen e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të partisë.

Advertisements

Rezart Thupi: Të deleguarit kanë punuar sikur fushata ishte 3 muaj. duhet t’ju them që ishim vetëm. Ju si kryetar partie, sollët si të deleguar me shumë pushtet zonjën Duma, që e dëgjova dje me shumë interes ku kërkonte dorëheqjen tuaj. E dërguara politike zonja Duma ka ardhur një herë në 3 ditë.

Publikoi foto pa kandidatin. Organizoi takim me gratë dhe u anashkalua takimi për një qokë familjare. Në numërimin e votave prania e deputetëve ishte zero. Në vend që të kërkonte dorëheqjen tuaj duhet të vinte në procesin e numërimit drejtuesja politike dhe deputetët. Kanë qenë vetëm strukturat e PD Durrës. Duhet t’ju them qe ishim vetëm. Me përjashtim të zotit Hoxha, pjesa tjetër nuk kanë qenë shumë afër. Duhet të ndryshojmë rrënjësisht funksionimin në bazë. Duhet strukturë e vogël por efiçente.

Advertisements

Artikulli paraprakEinxhel flet për trekëndëshin Donald-Bora-Beatrix dhe bën deklaratën e papritur
Artikulli tjetër“Kjo aventurë po vë në rrezik udhëheqjen e tij”, SHBA: Ja kur do të përfundojë lufta