Einxhel flet për trekëndëshin Donald-Bora-Beatrix dhe bën deklaratën e papritur

Einxhel Shkira ishte një nga katër finalistët e “Big Brother VIP” Albania, e cila është kthyer në një nga figurat më të pëlqyera të publikut që vazhdojnë ta mbështesin atë dhe pas përfundimit të formatit.

Advertisements

Së fundmi, e ftuar në “Wake up”, ajo ka komentuar rrugëtimin e Donald Veshajt në “Big Brother VIP” dhe një nga ngjarjet më të përfolura të lojës.

Ajo ka rikujtuar trekëndëshin e dashurisë të krijuar brenda shtëpisë, duke “ironizuar” komentet mbështetëse ndaj aktorit të humorit, e duke shprehur kureshtjen nëse do të kishte patur të njejtin reagim nga publiku nëse situata e Donaldit do t’i kishte ndodhur asaj.

Advertisements

“Nëse unë do të kisha vepruar si Donaldi, nëse do të kisha patur një marrëdhënie jashtë, do kisha takuar një ish-të dashur aty, pastaj do kisha njohur dikë tjetër, do isha dashuruar e do e kisha lënë, jam kurioze çfarë mendimi do të kishin njerëzit?!”- është shprehur ajo.

Gjatë rrëfimit të saj nuk ka munguar as përmendja e këngëtares Beatrix Ramosaj, e cila sipas Einxhelit, e ka pasur më të vështirë përshtatjen me botën jashtë. Moderatorja tha se ka komunikuar me Trixën, por nuk janë takuar ende.

“Trixën nuk e kam takuar. Por e kam ditur se do të jetë pak më e rënduar. Kam komunikuar me Trixën, edhe brenda kam qenë e merakosur për të. Kjo nuk vjen vetëm nga BB VIP, por është edhe nga natyra e Trixës që është shumë e tërhequr nga daljet publike. Mendoj se edhe Trixa ka zgjedhur një lloj izolimi për të qenë më e qetë që të bëhet gati kur të dalë”, tha Einxhel.

Artikulli paraprakTirana, kryeqyteti me cilësinë më të keqe për të jetuar në Europë, ndër të fundit në botë (Renditja)
Artikulli tjetërGrida Duma lëshoi akuzat e rënda ndaj Lulzim Bashës, i përgjigjet flakë për flakë krahu i djathtë i kryedemokratit