Dorëheqja e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit, reagojnë Grida Duma dhe Jozefina Topalli

Nënkryetarja e dorëhequr e Partisë Demokratike, Grida Duma ka reaguar pas largimit të Lulzim Bashës nga posti i Kryetarit të PD-së.

Advertisements

Më anë të një statusi në Facebook, Grida Duma thekson se pas dorëheqjes së Lulzim Bashës PD mund të ndërtojë projektin e saj të fitores së madhe.

Advertisements

“Nga ky çast, Partia Demokratike mundet të ndërtojë projektin e saj të fitores së madhe!

Nga ky çast, Partia Demokratike, me të vetmit aksionerë: demokratët, mundet të shpalosë gjithë energjinë e jashtëzakonshme që ka!”, thekson Grida Duma.

Jozefina Topalli

“U ngri per se dyti!’, ka qenë ky reagimi i bërë nga ana e ish kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli e cila ka qenë ndër të parat ish zyrtarë të PD që kanë reaguar pas dorëheqjes së Bashës nga kreu i partisë Demokratike.

Artikulli paraprakLulzim Basha u tërhoq nga kreu i PD, vjen reagimi i parë nga Partia Socialiste
Artikulli tjetërCovid në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon të dhënat e 24 orëve të fundit