Covid në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon të dhënat e 24 orëve të fundit

Numri i infektimeve të reja nga Covid 19 gjatë 24 orëve të fundit është reduktuar sërish. Janë shënuar 22 raste të reja, krahasuar me 45 të tilla që ishin një ditë më parë. Fatkeqësisht një 73-vjeçare nga Tirana ka ndërruar jetë.

Advertisements

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 647 testime, 22 qytetarë të infektuar, 1 humbje jete dhe 35 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Advertisements

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 647 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 22 qytetarë, në këto bashki:

10 në Tiranë, 4 në Lushnje, 2 në Berat, nga 1 qytetar në Memaliaj, Sarandë, Delvinë, Kavajë, Durrës, Kukës.

Janë 603 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 32 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me SARS-COV2: një qytetare nga Tirana 73 vjeçe.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Janë shëruar 35 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,019 që nga fillimi i epidemisë.

Raste të reja ditore 22

Të shëruar në 24 orë 35

Të shtruar në spitale 32

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 647

Testime totale 1,768,554

Raste pozitive 273,110

Raste të shëruara 269,019

Raste Aktive 603

Humbje jete 3,488

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 274

Fier 100

Vlorë 79

Kukës 19

Berat 17

Korçë 16

Shkodër 15

Durrës 14

Lezhë 9

Dibër 6

Artikulli paraprakDorëheqja e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit, reagojnë Grida Duma dhe Jozefina Topalli
Artikulli tjetërDorëheqja e bujshme e Bashës, reagon Sali Berisha!