“Shtëpia e turpit”, imami i njohur shpërthen keq ndaj ‘Big Brother VIP’ dhe nuk lë gjë pa thënë(VIDEO)

Reality show “Big Brother VIP’ është një ndër programet televizive më të ndjekur të momentit. Shikueshmëria e këtij formati ka bërë që të komentohet në shumë aspekte dhe nga shumë personalitete të sferave të ndryshme.

Advertisements

Madje, nuk ka kaluar as pa vëmendjen e hoxhallarëve, të cilët po e konsiderojnë “haram”. Këtë shpeshherë e ka deklaruar edhe imami Labinot Maliqi.

“Natyrisht se këto emisione emetojnë kryesisht pamje epshore, prandaj natyrisht kjo tërheq shikueshmëri te njerëzit. Ata njerëz kanë shkuar aty për të shfaqur epshin e tyre, trupat e tyre, në njëfarë forme për t’u zhveshur…kështu ia shton vetes qëndrimin në atë shtëpi famëkeqe”, ka deklaruar ai.

Advertisements

“Çdonjëri që është bërë pjesë e asaj shtëpie të turpit, e ka qëllim çmimin që do të jepet në fund të emisionit. Përderisa ata bëjnë çmos për ta fituar atë çmim, edhe pagesa nuk është e pastër”, është shprehur ai ndër të tjera.

Artikulli paraprakSituata e COVID-19 në vend, mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve, Manastirliu del me njoftimin e rëndësishëm
Artikulli tjetërGazetarët e pyesin: A quhesh i humbur nëse Basha nuk del nga zyra? Berisha shkulet së qeshuri: Do e nxjerrim nga selia me pekule!