Detaje nga plagosja e 36 vjeçarit në Vlorë/ Po ecte në trotuar, u qëllua me 3 plumba nga makina në lëvizje

foto ilustruese

Advertisements

Një 36 vjeçar është plagosur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” përpara një marketi.

Advertisements

Ndërsa mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Diego Hanaj i cili është paraqitur në spitalin e Vlorës për t’u mjekuar pas plumbit që ka marrë në dorë. Gjendja e tij shëndetësore paraqitet e qëndrueshme.

36 vjeçari ka qenë duke kaluar në trotuarin që shohim në video dhe mësohet se është qëlluar 3 herë nga një automjet në lëvizje.

Fatmirësisht vetëm njëri prej plumbave ka qëlluar shënjestrën duke bërë që të mos paraqesë rrezik për jetën.

Artikulli paraprakI fundit/ ‘Kris’ sërish arma në Vlorë, kush është 36 vjeçari i plagosur (EMRI)
Artikulli tjetërDonaldi i ‘shprehet’ Beniadës, ja çfarë thotë për Bora Zemanin