Vlora siç duket nuk po gjen qetësi në ditët e fundit.

Advertisements

Pas atentatit të bërë në makinën e një shtetasi ku shpërtheu një sasi e konsiderueshme tritoli, mbrëmjen e sotme ka mbërritur një person i plagosur në spital.

Nuk dihet nëse ngjarja është e lidhur me atentatin e bërë apo është një çështje tjetër.

Sipas burimeve i plagosur ka mbetur shtetasi Diego Hanaj, 36 vjeç i cili po merr mjekimet e duhura në spitalin e Vlorës. Mësohet se 36 vjeçari është plagosur me plumb në dorë.

Pritet që nga momenti në moment policia të prononcohet me një njoftim zyrtar lidhur me rrethanat e ngjarjes së ndodhur.

Advertisements