Humbi jetën në aksident, shokët dhe mësuesja përlotin me dedikimin për 19-vjeçarin

Pasditen e sotme humbi në jetën në një aksident 19-vjeçari Kristjan Thomo. Përmes një postimi në Facebook, Shkolla e mesme profesionale në Fier “Petro Sota” ka bërë një reagim prekës për humbjen e të riut.

Advertisements

Në postimin e ndjerë shkolla shkruan se 2022 do të jetë vit i vështirë për familjen, shokët, mësuesen kujdestare dhe gjithë të tjerët që kanë qenë pjesë e jetës së Kristjanit.

“Sot u nda nga jeta një fëmijë i dashur, i sjellshëm, i respektueshëm, një nxënës plot respekt, harmoni dhe bashkëpunues me shokët dhe mësuesit, Kristjan Thomo. Dhimbja dhe lotët janë të pashtershme sot për Ty! Kristjan, Ti do ti mungosh familjarëve të tu, shokëve të klasës, bankave të shkollës, mësueses kujdestare dhe gjithë të tjerët që kanë qenë pjese e jotja! Qofsh i parajsës dhe kujtimi yt i paharrueshëm! Ngushëllime“, shkruhet në postim.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakBig Mama rrëfen momentet më të sikletshme: Mu gris fustani në mes të dasmës pastaj…
Artikulli tjetërEkspertët japin informacionin e rëndësishëm, ja si të kuptoni nëse keni grip, ftohje apo Covid