Ekspertët japin informacionin e rëndësishëm, ja si të kuptoni nëse keni grip, ftohje apo Covid

A keni dhimbje fyti, rrjedhje hundësh dhe dhimbje muskujsh? Mund të jetë ftohje e rëndomtë, grip ose Covid-19.

Advertisements

Këto tri gjendje kanë simptoma të ngjashme, duke e bërë nganjëherë të vështirë dallimin mes tyre. Shumë infeksione me koronavirus mund të duken si grip ose ftohje. Mënyra më e mirë për ta ditur është testimi, thotë Dr. Sarah Ash Combs nga Spitali Kombëtar i Fëmijëve në ShBA.

“Pa testim, do të thosha se është vërtet e ngatërruar për t’i dalluar tash për tash. Duhet t’i trajtojmë simptomat e ngjashme me ftohjen goxha shumë në kovën e njëjtë” me Covid-in, shtoi ajo.

Advertisements

Drejtori ekzekutiv i Departamentit të Shëndetësisë në Detroit, Dr. Abdul El-Sayed, thotë se shenjat e hershme të ftohjes, grupit dhe Covid-it kanë prirje që të jenë të ngjashme, shkruan CNN, përcjell Gazeta Express.

Edhe Covid-i, edhe gripi shpesh shkaktojnë simptoma si temperatura e lartë, lodhja, dhimbjet në trup, dhimbja e fytit, shkurtimi i frymëmarrjes, vjellja ose diarreja, sipas Qendrave për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në ShBA.

Megjithatë, El-Sayed tha se infeksioni me koronavirus mund të dallohet nga dhimbja e kokës dhe kolla e thatë, që shpesh shkojnë bashkë me të. Humbja e aftësisë për t’i dalluar shijet dhe aromat, që ka qenë shenja më e madhe paralajmëruese e infeksionit, është ende simptomë e mundshme, ndonëse më pak e shfaqur tani, në krahasim me variantet tjera, tha mjeku.

“Për njerëzit që ndiejnë dhimbje serioze në gjoks, sidomos me kollë të thatë që është përkeqësuar me kalimin e kohës, në këtë çast është koha kur vërtet duhet të kërkoni vëmendje mjekësore”, paralajmëroi ai.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHumbi jetën në aksident, shokët dhe mësuesja përlotin me dedikimin për 19-vjeçarin
Artikulli tjetërKëmbimi Valutor, 30 dhjetor 2021