“U paskemi prekur damarët e duhur!”/ DPSHTRR bën njoftimin e rëndësishëm për rinovimin e lejeve të drejtimit

Drejtori i Transportit Rrugor të Shqipërisë, Blendi Gonxhe ka shkruar përmes një postimi në Facebook lidhur me Pit-Stop Edukativ se ndjen keqardhje për të gjithë ata që dynden sportelev para kohe nga frika.

Advertisements

Gonxhja ka dhënë sot një sqarim për të gjithë qytetarët shqiptarë, që do të rinovojnë lejet e drejtimi dhe se Pit-Stopi Edukativ është një risi e shërbimit që do të nisë së shpejti.

Kjo risi e shërbimit të transportit rrugor mesa duket ka shërbyer për të pikasur të gjithë individët të cilët kishin shumë vite pa rinovuar lejen e drejtimit dhe kanë thyer ligjin duke i dhënë makinës me leje të skaduara.

Advertisements

Gonxhja shton më tej se Pit-Stop është hapi i duhur nga Drejtoria pasi do të kapen në flagrancë të gjithë ata drejtues që kanë shkelur ligjin dhe kanë drejtuar makinën të pakujdesshëm.

Sipas njoftimit te tij do të përjashtohen nga ritestimi i njohurive, ata që janë me pikë të plota dhe pa tre kundravajtje të rënda të përsëritura në vitin e fundit paraardhës.

GONXHJA:Ndjejmë keqardhje për të gjithë ata që dynden drejt sporteleve të DPSHTRR për rinovimin para kohe të lejedrejtimit të tyre nga frika absurde dhe të keqkuptuar se mos do i kapë Pit-Stopi Edukativ, si një risi e shërbimit tonë që do të nisë së shpejti! Skena që na dëshmojnë se ka shumë individë që i tremb vetvetja, të cilëve si kategori u paskemi prekur damarët e duhur!

Ndërsa tregues pozitiv është fakti që risia e Pit-Stopit Edukativ ka shkundur edhe shumë individë që kanë vite pa e rinovuar lejedrejtimin dhe që vijonin ngisnin mjetet rrugore me lejedrejtimi të skaduara, në kundërshtim me ligjin!
Reagimi na konfirmon se po bëjmë gjënë e duhur me Pit-Stopin Edukativ!

DPSHTRR ka qenë e qartë në tërë komunikimet publike sa i takon risisë së një Pit-Stopi Edukativ në momentin e aplikimit për rinovim lejedrejtimi:

Nuk ka Pit-Stop Edukativ, nuk ka asnjë ndryshim procedure për drejtuesit korrekt të mjeteve rrugore! Pra për tërë ata që janë me pikë të plota dhe pa tre kundravajtje të rënda të përsëritura në vitin e fundit paraardhës!

Do të ketë një Pit-Stop Edukativ për këdo që sistemi i Policisë Rrugore e alerton si kontigjent përsëritës, me tre shkelje të rënda, me heqje pikësh, në vitin e fundit paraardhës!

Do të ketë një Pit-Stop Edukativ për këdo që rinovon Lejedrejtimin nëse ka mbi tre vjet që i ka skaduar!
(Nuk ka asnjë tarifë shtesë për ata që do t’i nënshtrohen Pit-Stopit Edukativ!)

Çdo aplikant që rinovon Lejedrejtimin do të marrë dhuratë nga DPSHTRR një libërth informativ, orientues, këshillues mbi situatat dhe nocionet bazë të trafikut dhe të kujdesit për të tretët në qarkullim

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakU qëllua me 4 plumba në bark nga shqiptarja, si paraqitet sot gjendja shëndetësore e mjekut
Artikulli tjetërIlir Meta sulmon “Open Balkan” nga Prishtina, “ringjall fantazmën Millosheviç”