U godit me shkelm në fyt nga lojtari i Lihtenshtajnit, ja çfarë ndodhi me futbollistin gjerman (VIDEO)

Leon Goretzka ishte me fat që shpëtoi pa dëmtime të rënda pas një ndërhyrjeje brutale të një lojtari nga Lihtenshtajni, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.

Advertisements

Pa kaluar 10 minuta nga nisja e ndeshjes, mesfushori i Gjermanisë tentoi të kontrollonte me gjoks një krosim në zonë, por mbrojtësi i miqve, Jens Hofer, e goditi me shkelm në qafë.

Gjyqtarja e ndeshjes i tregoi menjëherë kartonin e kuq, ndërsa vetë Hofer ishte më i shqetësuar për gjendjen e Goretzkës, pasi goditja ishte e paqëllimshme.

Advertisements

Ndeshja përfundoi me rezultatin 9-0 për Gjermaninë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNdotet nga derdhja e naftës bregdeti i Shëngjinit, banorët shqetësohen nga era e rëndë (VIDEO)
Artikulli tjetërE trishtë/ Makina përplasi një person që po lëvizte me biçikletë, ky i fundit ndërron jetë në spital (EMRI)