Ndotet nga derdhja e naftës bregdeti i Shëngjinit, banorët shqetësohen nga era e rëndë (VIDEO)

Në bregdetin e Shëngjinit është konstatuar një erë e rëndë e naftës gjatë ditës së sotme, Nafta shtrihet deri në gjatësinë prej 1 kilometrash. Nuk dihen ende autorët që kanë derdhur këtë sasi nafte në bregdet.

Advertisements

Aroma e rëndë ka shqetësuar banorët të cilët janë ankuar për ndotjen e lartë të detit.

Advertisements

“Ndotja është e madhe, i bën dëm edhe jetës së gjallë në det. Krijohet edhe impakt negativ për ata turistë të paktë që janë në këtë periudhë. Është një aromë shumë e rëndë. Nuk e dimë se çfarë e ka shkaktuar ndotjen, por mund te ketë qenë anije që bëjnë shkarkimin këtu, derdhin mbetjet. Deri më tani askush nuk ka ardhur për të kryer verifikime”, shprehet një banor.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSemi ngren këmbët dhe kamera kap momentin ‘e sikletshëm’, fansat e shpërndajnë masivisht në rrjet (FOTO)
Artikulli tjetërU godit me shkelm në fyt nga lojtari i Lihtenshtajnit, ja çfarë ndodhi me futbollistin gjerman (VIDEO)