Tërmeti me fuqi 6.5 ballë godet jugun e Iranit

Pjesa jugore e Iranit është goditur nga një tërmet me fuqi shkatërruese prej 6,5 shkallë të Rihterit, ka bërë të ditur qendra sizmologjike në Evropë.

Advertisements

Epiqendra e tërmetit ishte 47 kilometra në jugperëndim nga qyteti Bandar e-Abbas, në një thellësi prej rreth 10 kilometra.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar, mirëpo lëkundjet janë ndjerë edhe në shtetet fqinje.

Advertisements

Autoritetet lokale u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos kaplohen nga paniku dhe të shmangin zonat ku ka objekte më të larta. Kjo sepse ka rrezik të shemben ndërtesat nga lëkundjet.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVin Veli mund të ishte përballë Donaldit në ‘BBV’/ Ish-partneri i Borës zbulon se…
Artikulli tjetërPas daljes nga Big Brother, Graniti befason me emrin e banores për të cilën thotë se ka pëlqim