Pas daljes nga Big Brother, Graniti befason me emrin e banores për të cilën thotë se ka pëlqim

Granit Cana ishte ftuar në Fan Club të Big Brother VIP për të diskutuar rrugëtimin e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Advertisements

Në Big Brother ai u diskutua për afrimitetin me Fifin, ‘përdorjen’ e saj, stepjen prej saj etj, por sidomos për xhelozinë që Fifi ndjente ndaj vajzave të tjera e veçanërisht Semit.

Nga ana tjetër, Semi dhe Graniti janë parë shpesh shumë të afërt. Madje, rrëfimin më emocionues, atë për ndarjen e prindërve dhe vështirësitë e jetës e ka bërë me Semin.

Advertisements

Graniti është shprehur se me këngëtaren ndihet mirë e po ashtu ka thënë se “është detyruar” të largohet nga ajo për shkak të debateve që ka patur me Fifin.

Mirëpo, duket se xhelozia e kësaj të fundit nuk ka qenë pa shkak. Sot në “Fan Club”, Graniti pranoi se Semi është vajza që i pëlqen më shumë brenda shtëpisë. Ai tha se nëse nuk do ishte i lidhur me vajzën jashtë shtëpisë, do flirtonte me Semin.

I pyetur se çfarë i pëlqen te Semi ai përmendi fillimisht pamjen fizike dhe më pas karakterin.

Graniti gjithashtu u shpreh se asnjëherë nuk i ka dhënë Fifit hapa vazhduese dhe nuk e ka mbajtur kurrë me shpresë, por thjesht ka bërë atë që ka ndjerë në moment dhe me ironi thotë se nuk i ka premtuar asaj të martohen bashkë, por thjesht nuk ka dashur ta humbasë si mikeshë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTërmeti me fuqi 6.5 ballë godet jugun e Iranit
Artikulli tjetër“Isha 17 vjeç ditën kur i dhashë dorën për herë të parë Berishës”- Basha nxjerr videon: Besa jonë nuk ka qenë që të mbronim njëri-tjetrin kur cenoheshin interesat personale