Familja e shqiptarit tregon pengun e madh: Nuk u bë as dhëndër dhe as baba, dy autopsitë vërtetojnë dhùnën e ushtruar në burgjet greke

Familja e Pllum Marnikolaj kërkojnë drejtësi për të zbardhur vd ekjen e djalit të tyre në bu rgjet greke.

Advertisements

Të dy autopsitë si ajo shqiptare dhe ajo greke cilësojnë se vdekja është shkaktuar nga g oditja në kokë. Por ekspertiza greke nuk e cilëson se goditja në kokë është shkaktuar nga mjetë i fortë jo prerës. Mjet ky që i ka shkaktuar edhe plagë të tjera në trup.

Në këto kushte familjarët e Pëllumit janë drejtuar shtetit grek duke kërkuar drejtësi për atë që i ndodhi djalit të tyre. Nga pala greke ju është kërkuar që të bëjnë durim se e vërteta do të zbardhet.

Advertisements

“Ne na u premtua nga prokuroria greke se do ta zbardhim të vërtetën gjithashtu edhe nga shteti shqiptar që do ta ndiqte cështjen. Por ka pesë vite që jo që nuk e zbardhi kush të vërtetën por fshehën edhe provat dhe e kanë mbyllur si cështje, si vr asje paautor.

Ne mbajtëm shpresa për 5 vite pasi gjithçka ka ndodhur në ambientet e policisë së shtetit. Ku ka kamera, ka dëshmitarë se ka patur edhe njerëz të tjerë aty që kanë punuar dhe është mbyllur si cështje pa autor” Nikoll Marnikolaj, babai i Pllum Marnikolaj, për top neës.
Vd ekja e Pëllumit është edhe më e rëndë për këtë familje pasi ai nuk mundi të bëhej dhëndër, nuk mundi të bëhej baba.

“Kemi qenë tu prit nga dita në ditë se ai mendonte për një vajzë. E donte dhe ja kishte shprehur edhe nënës së vetë. Kjo nuk u realizua edhe për këtë jemi edhe shumë të mërzitur se po të kishte edhe një fëmijë a dy fëmijë do të ishte edhe shumë më e lehtë edhe për ne” Nikoll Marnikolaj, babai i Pllum Marnikolaj

Por familja e Pëllum Marnikolaj nuk është dorzuar. Ata vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për djalin e tyre. Kërkojnë që të zbardhet e vërteta që ju është premtuar.

“Ne kërkojmë të zbardhet e vërteta se cfarë ka ndodhur dhe pse ndodhi kjo ngjarje kaq e rëndë në një kohë që djali shkoi për të kryer det yrimin që i kishte vënë prokuroria greke” Nikoll Marnikolaj, babai i Pllum Marnikolaj.

“Kërkojmë që të zbardhet e vërteta se ajo që thonë nuk është e vërtetë dhe ne e dimë. Dhe ata e dinë, thjeshtë ne duam që të zbardhet e vërteta” Paola Marnikolja, motra e Pllum Marnikolaj

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMjekja tregon detaje nga tragjedia në Bullgari: Aksidenti më i rëndë që kam parë!
Artikulli tjetërIliri dhe Donaldi ndezin atmosferën në BBV, tjetër kërcim ‘joshës’ për Arjolën(Foto)