Mjekja tregon detaje nga tragjedia në Bullgari: Aksidenti më i rëndë që kam parë!

“Aksidenti më i rëndë që kam parë”.

Advertisements

Me këto fjalë u shpreh mjekja bullgare, Loarita Nikolova, e cila u kujdes për të mbijetuarit e aksidentit tragjik ku humbën jetën 46 turistë nga Maqedonia e Veriut. Ajo ka treguar se si mësoi ngjarjen dhe veprimet e para që ka bërë më pas. Po ashtu, mjekja ka rrëfyer momentin kur është parë me të plagosurit dhe ka dëgjuar mes të qarash e britmash lëndimet që ato kishin.

“Gjatë natës na u dha një informacion për një aksident në autostradën e Strumës, ku është përplasur një autobus dhe ka rënë zjarr. Mbërritëm në vendngjarje shumë shpejt. Autobusi ishte pushtuar nga flakët, kishte shumë zjarrfikës. Dëgjoja britma. Kam transportuar një burrë të lindur në vitin 1976. Ai tha se po udhëtonin nga Stambolli. Ata ishin atje në një udhëtim për katër ditë. Dita e rrëzimit ishte e pesta. Papritur ai dëgjoi një zhurmë, më pas autobusi filloi të digjej. Burri u hodh, goditi xhamin, e theu dhe doli përmes tij. Kjo është arsyeja pse këmba e djathtë i është thyer”, tha Loarita Nikolova nga spitali në Përnik.

Advertisements

“Kam 25 vite që punoj në Emergjencë. Ky është një nga aksidentet më të rënda që kam parë ndonjëherë”, shtoi mjekja.

(BalkanWeb)

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Po bëja dush e erdhi Valoni”/ Antonela zbulon çfarë i bëri këngëtarit
Artikulli tjetërFamilja e shqiptarit tregon pengun e madh: Nuk u bë as dhëndër dhe as baba, dy autopsitë vërtetojnë dhùnën e ushtruar në burgjet greke