Sindromi i “COVID-it të gjatë” mban të mbërthyer 20 mijë shqiptarë, ja pasojat e rënda që sjell në shëndet

Sindromi i “COVID-it të Gjatë” është një përkufizim i ri në sistemet shëndetësore, që po merret me trajtimin e personave që kanë mbetur me pasoja në shëndet nga infektimi me Sars Cov-2. Në Shqipëri vlerësohet se rreth 20 mijë persona, që kanë kaluar infektimin, po vuajnë pasojat Post-COVID dhe tashmë do të jenë një barrë e re për sistemin shëndetësor në vend dhe kudo në botë. Të sëmurët me “COVID të gjatë” vuajnë nga dëmtimet në formën e fibrozave në mushkëri, paaftësia fizike, çrregullime psikike, nervore dhe depresioni. Studimet e huaja kanë gjetur 55 anomali në shëndet të krijuara nga COVID-19. Ekspertët bëjnë thirrje për ridimensionim të shërbimeve shëndetësore, sidomos ato neuropsikike.

Advertisements

Që nga fillimi i pandemisë, deri në mes të tetorit 2021, Shqipëria numëron mbi 175 mijë persona të infektuar zyrtarisht me sindromën e rëndë akute të frymëmarrjes Sars-Cov-2 dhe me rreth 10 mijë vdekje shtesë nga marsi 2020-mars 2021, sipas të dhënave nga INSTAT. Teksa sistemi shëndetësor në vend është në betejë frontale për të përballuar trajtimin e drejtpërdrejtë dhe zvogëlimin e barrës akute të COVID-19, po jepen sinjalet e para, pandemia po rrit barrën e sëmundjeve.

Të dhëna operative nga Instituti i Shëndetit Publik tregojnë se rreth 20 mijë persona po vuajnë “COVID-in e gjatë”. Ata po vuajnë nga pasojat direkte dhe indirekte të sëmundjes, të tilla si dëmtime të mushkërive, lodhje kronike dhe dëmtim të sistemit nervor dhe çrregullime psikike. Pasoja të tilla zgjasin 4-5 muaj, por edhe më shumë pas kalimit të infeksionit dhe po cilësohen nga sistemet shëndetësore si sindromi “post-COVID”, ose “Long COVID”.

Advertisements

Në Shqipëri, por edhe në botë, mungojnë studime të mirëfillta rreth pasojave që COVID-19 lë në periudhat afatmesme dhe afatgjata. Por këto të dhëna konsiderohen të rëndësishme për të përgatitur shërbimin shëndetësor për një ngarkesë të re që e pret në të ardhmen. Sipas vlerësimeve të Institutit të Shëndetit Publik, pacientët me “COVID të gjatë” zënë rreth 12% të personave të infektuar që janë identifikuar me tampon. Alban Ylli, ekspert i çështjeve të shëndetit publik, pohon se, shumica e tyre rikuperohen plotësisht.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Ç’mu desh që u mora me shqiptarët”, e pëson kinezja: I sekuestrohen të gjitha pronat pasi pastroi paratë e bandës shqiptare
Artikulli tjetër“Alvisa ka thënë se asnjërin nga djemtë nuk do i takonte jashtë”/ Artani i “Për’puthen” bën deklaratat e forta