“Alvisa ka thënë se asnjërin nga djemtë nuk do i takonte jashtë”/ Artani i “Për’puthen” bën deklaratat e forta

“Për Ritvanën dhe Mikelën kam pasur pëlqim të vërtetë. Me Ritvanën e kisha një takim por nuk shkoi mirë. Aty janë krijuar pëlqimet megjithëse të vërtetat i bëjnë jashtë studios. Pëlqimet e dyta i diskutojnë në studio për të bërë xheloz pëlqimin e vërtetë”.

Advertisements

Kështu deklaroi ditën e sotme ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Artan Shaba, i cili u eliminua nga programi nga vetë vajzat.

Teksa ishte i ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live” në Top Channel, vëllai i Mevlanit shtoi se Alvisa në një bisedë kishte treguar 5 djemtë që e preferuar në program, por kishte shtuar se asnjërin nuk do ta takonte jashtë.

Advertisements

“Ishte një eksperiencë e shkurtër, e shijova sa munda. U ndjeva pak keq. S’ka lidhje refuzimi sepse mund të thojë s’je tipi im. Nga Alvisa nuk e prisja sepse kisha diskutuar gjëra të tjera jashtë. Jo se kishim pëlqim por më tha se do ta jap si mundësi”, tha Artani.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSindromi i “COVID-it të gjatë” mban të mbërthyer 20 mijë shqiptarë, ja pasojat e rënda që sjell në shëndet
Artikulli tjetërPaketa e re fiskale, qeveria rrit me 6 lekë për litër akcizën për gazin, ja taksimi për pagat nën 40 mijë lekë