Plane për në fundjavë? Pas shirave dhe reshjeve të dëborës, ja si do të jetë moti ditën e sotme

Ditën e sotme, reshjet e shiut dhe të dëborës do t’ja lënë vendin temperaturave të qëndrueshme me kthjellime dhe vranësira të pakta.

Advertisements

Ndërkohë do të ketë edhe rritje të temperaturave në mesditë.

Sipas MeteoAlb: Zhvillimi i një qendre të presionit të lartë atmosferik mbi detin Adriatik do të sjellë në vendin tonë mot të qëndrueshëm. Ultësira perëndimore do të karakterizohet nga kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash. Ndërsa, ne zona malore dhe kryesisht Juglindje, pritet që vranësirat te jenë më të dukshme se pjesa tjetër e territorit shqiptar, por nuk parashikohet te kete reshje. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 21°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h kryesisht nga drejtimi Verior duke sjell në det dallgëzim 3 – 4 ballë.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHoroskopi për sot, 16 tetor 2021
Artikulli tjetërDyshime se janë asfiksuar në dhomën e saunës ku po qëndronin, detaje nga ngjarja në Qerret ku humbën jetën 4 rusë