Dyshime se janë asfiksuar në dhomën e saunës ku po qëndronin, detaje nga ngjarja në Qerret ku humbën jetën 4 rusë

Shoqërimet e para në komisariat kanë filluar mesnatën e së premtes në lidhje me vdekjen e 4 turistëve rusë, që u gjetën të pajetë në saunën e një hoteli në Qerret.

Advertisements

Pre e shoqërimeve nga Policia e Shtetit kanë rënë pikërisht anëtarët e stafit të këtij hoteli, të cilët janë marrë në pyetje përsa i përket incidentit të rëndë.

Fax News ka mësuar gjithashtu se grupi prej katër personash, i përbërë përkatësisht prej Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe, kishin qenë nën efektin e alkoolit në kohën kur ndërruan jetë.

Advertisements

Për më tepër, viktimat ishin ndarë nga pjesa tjetër e grupit më të madh me të cilin ndodheshin.

Ndërkohë, shtetasit rusë, qe tashmë kanë ndërruar jetë dhe janë transportuar në morg, janë kërkuar prej orësh, derisa menaxheri i hotelit ka gjetur trupat e tyre në ambientet e saunës.

Policia njoftoi më herët se grupi prej katër personash, i përbërë përkatësisht prej Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe, ishin asfiksuar në ambientet e saunës ku po qëndronin.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPlane për në fundjavë? Pas shirave dhe reshjeve të dëborës, ja si do të jetë moti ditën e sotme
Artikulli tjetërKanë qenë nën efektin e alkoolit, janë ndarë nga pjesa tjetër e grupit. Zbulohet dinamika e ngjarjes ne hotelin në Qerret, ja çfarë u ndodhi turistëve rusë