Paketa e re fiskale, qeveria rrit me 6 lekë për litër akcizën për gazin, ja taksimi për pagat nën 40 mijë lekë

Qeveria miratoi ditën e djeshme paketën e re fiskale. Si pjesë e paketës fiskale 2022, është vendosur që gazi për gatim të taksohet me 6 lekë për litër. Qeveria ka vendosur të taksojë për herë të parë edhe gazin që blejnë familjarët për të gatuar dhe për t’u ngrohur. Pas abuzimeve, qeveria ka vendosur të rishikojë taksat për sektorin e hidrokarbureve, ku sipas burimeve nga Ministria e Financave pritet që akciza të jetë 6 lekë për çdo litër gaz që blihet nga qytetarët për ngrohje dhe gatim. Një vendim i tillë vjen sipas ministrisë, pasi qytetarët kanë abuzuar dhe kanë marrë gaz për konsum familjar dhe e kanë përdorur për mjetet.

Advertisements

“Ky unifikim ul nivelin e akcizës nga 8 lekë/litri në 6 lekë/litri duke ulur edhe koston e përdoruesve të mjeteve motorike, ndërkohë që rritja e akcizës për përdoruesit e tjerë industrialë dhe familjarë me 6 lekë/litri vërtet do të rrisë koston e përdorimit të kësaj lënde nga ata, por në kushtet kur diferencimi i akcizës lejon shmangien dhe mospagesën e saj, avantazhet krahasuese janë në favor të unifikimit të nivelit të akcizës. Nga unifikimi i akcizës për gazet e naftës dhe hidrokarburet e tjera gazoike në nivelin 6 lekë/litri pritet që të arkëtohen rreth +375 milionë lekë akcizë në vit”, thuhet në relacion.

Ndërkohë, deri më tani akcizë për gazin kanë paguar vetëm drejtuesit e mjeteve, ndërsa tashmë do të paguajnë të gjithë. Një vendim i tillë pritet të rrisë të ardhurat në buxhet që mblidhen nga akciza me rreth 375 milionë lekë. Po ashtu, pritet që pas miratimit të këtij vendimi vendosja e taksës të reflektohet edhe tek rritja e çmimit të gazit që përgjatë këtij viti është dyfishuar. Nëse gazi deri në fillim të këtij viti ishte deri në 50-60 lekë për litër, sot arrin në 89 lekë, duke pësuar një shtrenjtim me 30-40 lekë.

Advertisements

Tatimi për pagat

Ndërkohë, pjesë e paketës është edhe rishikimi i tatimit për pagat në përputhje me programin e qeverisë, ku pagat deri në 40 mijë lekë të kenë 0 tatim mbi pagën, ata që marrin 200 mijë lekë do paguajnë 15%. Kështu, nga korriku i vitit të ardhshëm paga dysheme që nuk do i nënshtrohet tatimit mbi të ardhurat do të shkojë nga 30 mijë lekë në 40 mijë lekë në muaj. Qeveria planifikon po ashtu, të rishikojë disa kufij të tatimit mbi të ardhurat edhe mbi pagat e tjera. Sipas projektligjit, i cili është ende në formën e një drafti paraprak propozohet që tatimpaguesit me paga deri në 50 mijë lekë përgjysmohet tatimi për të ardhurat për fashën nga 30 deri në 50 mijë lekë që sot është 13 për qind. Po ashtu, në projektligj është parashikuar ndryshimi i fashës së taksimit progresiv. Kështu taksimi 23% mbi të ardhurat personale do të aplikohet vetëm për pagat mbi 200 mijë lekë e lart nga 150 mijë që është aktualisht.

Por, mbi pragun 200 mijë lekë do ketë si tatim edhe një shumë fikse prej 22 e 100 lekë në muaj. Numri i tatimpaguesve që përfitojnë nga kjo lehtësi tatimore është rreth 5,900. Efekti negativ që pritet të ketë buxheti nga këto ndryshime pritet të jetë rreth 12 milionë euro me pak në vit. Sidoqoftë më parë propozimi duhet të kalojë në Këshill të Ministrave dhe më pas për t’u diskutuar në Kuvend.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Alvisa ka thënë se asnjërin nga djemtë nuk do i takonte jashtë”/ Artani i “Për’puthen” bën deklaratat e forta
Artikulli tjetërÇmimet e naftës shtrenjtohen për herë të gjashtë në pak muaj, arrinë afër rekordit historik