E padëgjuar! Nëna i dërgon të dashurit foto të pahijshme të fëmijëve për të mbajtur gjallë lidhjen e tyre

Një nënë i ka dërguar të dashurit të saj aktor fotografi të pahijshme të fëmijëve të saj, për të mbajtur “gjallë” lidhjen e tyre. Rachael Larkman, 38 vjeç dhe Steven Kearsley, 35 vjeç filluan të shoqëroheshin me njëri-tjetrin pasi u njohën në një faqe interneti në 2013. Por gjërat morën një rrjedhë tjetër kur Kearsley filloi t’i kërkonte asaj imazhe të pahijshme të fëmijëve.

Advertisements

Aktori i cili ka luajtur në disa filma, u bë i fiksuar me fëmijët në internet. Madje policia ka zbuluar së fundmi se ia i dërguar mesazhe edhe një fëmije. Dyshja, të dy nga Oldham, Manchester i Madh, u arrestuan pasi policia u vu në dijeni të imazheve dhe mesazheve mjaft perverse, ku Kearsley i kërkonte fotografi nudo të saj dhe të fëmijëve.

Ajo në një moment e ka pyetur nëse kënaqej nga kjo gjë, Kearsley iu përgjigj duke i thënë se abuzimi me fëmijët është argëtues për të. Prokurori tha se kërkesat e Kearsley për imazhet ishin konstante dhe vinin nga interesi i tij se ksual për fëmijët. Rachel pranoi që ajo i kishte dërguar 8 deri në 10 fotografi dhe se raporti psikik ka treguar se vuan nga sindroma e gruas së dhunuar.

Advertisements

Kjo sjellje aspak etike ka ndodhur tre vite më parë dhe e pranoi se ka gabuar dhe është penduar, ndërsa Kearsley i mohon këto shkelje. Avokatja e Kearsley është shprehur se klienti i saj vuante nga komplikimet e vazhdueshme nga një shpinë e thyer, e cila ndikoi në punën e tij si aktor në industrinë e aktrimit. Kearsley u dënua për kërkimin e imazheve të pahijshme të fëmijëve dhe komunikimin se ksual me një fëmijë pas gjyqit.

Rachel u deklarua fajtore për shpërndarjen e fotografive të pahijshme të një fëmije. Asaj iu dha një dënim 18-mujor, 30 ditë me aktivitet rehabilitues dhe tre muaj të tjera e monitoruar në mënyrë elektronike midis orës 20:00 dhe 6 të mëngjesit, ndërsa Kearsley u bu rgos për një vit

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMinistria bën paralajmërimin/ Hyjnë në fuqi rregullat e reja të udhëtimit drejt Kosovës, ja çfarë duhet të bëni
Artikulli tjetërTensionet në veri të Kosovës/ Pas djegies së makinës, serbët sulmojnë edhe gazetarët