Tensionet në veri të Kosovës/ Pas djegies së makinës, serbët sulmojnë edhe gazetarët

Situatë e tensionuar në Mitrovicë të Veriut. Teksa gazetari i T7 Çlirimtar Morina ka qenë duke raportuar në ABC për situatën e tensionuar gjatë ditës së sotme, bashkë me kolegët e tjerë nga Kosova, janë sulmuar nga qytetarët serbë.

Advertisements

Ata u kanë kërkuar gazetarëve që të mos raportojnë dhe të largohen. Lidhja me gazetarin Morina u ndërpre në momentin e incidentit, ndërsa më vonë ai sqaron situatën e cila nuk u agravua.

Në momentin që u sulmuan nga serbët gazetarët u panë gjatë transmetimit live teksa vrapojnë. Sot qytetarët serbë kanë sulmuar me grushte pjesëtarët e policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut pas aksionit kundër kontrabandës.

Advertisements

Ky aksion, që vazhdon në disa lokacione në Kosovë, përfshirë rajonin e Mitrovicës së Veriut dhe të Jugut, të Prishtinës dhe Pejës, nuk është pritur mirë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE padëgjuar! Nëna i dërgon të dashurit foto të pahijshme të fëmijëve për të mbajtur gjallë lidhjen e tyre
Artikulli tjetërLajmi fundit/ Të shtëna me armë në veri të Kosovës, një serb dhe 2 policë të Kosovës rëndë në spital