‘Dua ta shpërfytyroj, të mos i afrohet askush’, dogji ish-gruan me acid, dënohet shqiptari në Francë

Një shqiptar në Francë është dënuar me 20 vite burg nga gjykata në qytetin Assize dhe dëbim në Shqipëri në përfundim të dënimit. Nexhmedin Dardha akuzohet se ka djegur me acid ish-bashkëshorten e tij, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2006.

Advertisements

Ngjarja e rëndë ndodhi në sy të dy vajzave të çifti, ku autori i hodhi një sasi acidi në fytyrë bashkëshortes duke i shkaktuar djegie të shkallës së dytë në fytyrë dhe trup.

Sipas prokurorit francez, Dardha pas ndarjes shfaqi xhelozi për ish bashkëshorten. Pas krimit, Dardha arriti të arratisej me ndihmën e dy shqiptarëve të tjerë. Njëri prej tyre u dënua me 10 vite burg ndërsa tjetri 5, ndërsa vetë Nexhmedin Dardha ishte arratisur drejt Shqipërisë.

Advertisements

Arratia do të merrte fund në vitin 2019 kur ai udhëtoi drejt Italisë nga ku u zbulua se ishte në kërkim nga Interpoli dhe më pas u ekstradua drejt Francës.

Një prej bashkëpunëtorëve të Nexhmedinit u shpreh se ai donte ta shpërfytyronte ish-gruan, në mënyrë që asnjë burrë mos ti afrohej.

Burimi: abc

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRama niset nesër drejt Spanjës, zbulohen arsyet e udhëtimit
Artikulli tjetërAurela Gaçe dhe Stine ‘rikthejnë’ Dr. Florin, publikohet kënga (Video)